MENU
klinika

Strategjitë e fshehura

‘Hilet’ e dyqaneve që nuk i keni kushtuar rëndësi më parë

06.10.2019 - 16:23

Synimi i një biznesi është që të sigurojë klientë të përhershëm dhe të rrisë fitimet.

Kur duam të blejmë produkte të domosdoshme ne thjesht nisemi me synimin për ta blerë dhe nuk mendojmë më shumë.

Por janë disa truke që nuk i kemi vënë re, që shumica e dyqaneve bëjnë për të rritur shitjet.

Për t’ju hapur ‘sytë’, zbuloni disa nga “hilet” interesante që përdorin dyqanet për të rritur shitjet e tyre:

  • I ngatërrojnë klientët me qëllim

A keni menduar ndonjëherë pse artikujt që blihen zakonisht së bashku nuk vendosen pranë njëri-tjetrit?

Kjo për shkak se supermarketet duan që ju të shëtisni nëpër dyqan me shpresën se do të bëni ndonjë blerje tjetër.

  • Artikujt me fitim të lartë vendosen në nivelin e syve

Dyqanet vendosin produktet e shtrenjta në pjesën ku syri i shikon më me lehtësi dhe produktet e lira i vendosin në vende më pak të dukshme.

  • Karrocat e blerjeve janë të mëdha për një arsye

Një studim zbuloi se dyfishimi i madhësisë së karrocës së blerjeve rezultoi, që klientët të blinin 40% më shumë. Kjo është arsyeja pse me kalimin e viteve, përmasat e tyre janë rritur.

  • Muzika ndikon në blerje

Një studim i fundit zbuloi se muzika e këndshme në sfond rrit shanset që një blerës të kalojë më shumë kohë dhe të shpenzojë më shumë para në dyqan.

Supermarketet gjithashtu preferojnë muzikë të lehtë në mënyrë që t’i qetësojnë klientët. Studimet zbuluan se muzika me një ritëm të ngadaltë i bëri klientët të blejnë 29% më shumë.

  • Vendosja e produkteve të qumështit dhe vezëve larg hyrjes

Qumështi dhe vezët gjenden gjithmonë larg hyrjes së dyqanit. Kjo strategji është e menduar mirë, pasi ju duke kërkuar qumështin dhe vezët që mund t’i blini përditë shikoni edhe gjëra të tjera të cilat mund t’i blini.

  • Manekinat gjithmonë kanë të veshur rrobat më të shtrenjta apo më të bukura që ka dyqani.

Kjo strategji praktikohet për të nxitur shitjen dhe klienti të hyjë brenda dhe pse jo të bëjë blerje.