MENU
klinika

Mate X

Huawei, gati për të lançuar telefonin e palosshëm

15.10.2019 - 19:10

Shfaqur në MWC 2019 të këtij viti në shkurt, lançimi i telefonit të palosshëm Huawei Mate X është vonuar për arsye të ndryshme.

Fillimisht kompania dëshironte të kalonte më shumë kohë në zhvillimin e telefonit në mënyrë që të shmangte një problem të ngjashëm me Samsung; më vonë Huawei tha që vonesa ishte për shkak të vendosjes së ngadaltë të 5G (Mate X është një telefon 5G), dhe kompania duket se e ka marrë këtë kohë për të zhvilluar harduerin e pajisjes.

I përfolur për nëntor, Mate X është në prodhim masiv sipas një raporti nga Kina, dhe është në rrugën e duhur për një lansim tetori.

Çmimi zyrtar, siç u njoftua, ishte 2,250 dollarë, por kjo ishte para vonesave dhe përmirësimeve që Huawei bëri si në pjesën e jashtme ashtu edhe në atë të brendshme.