MENU
klinika

'Çmenden' tifozët

Ibra premtim klubit italian: Vij dhe fitojmë titullin!

03.10.2019 - 18:40

“Vij te Genoa dhe fitojmë titullin!”.

Kjo është deklarata e bujshme e bërë nga Zlatan Ibrahimovic në një video të postuar në Facebook, që është bërë virale.

Në ditën e 38-vjetorit të tij, suedezi ka lajmëruar transferimin te klubi më i vjetër i Italisë.

Një lajm që ka bërë të çmenden tifizoët e kuqebluve, por që ka tërhequr edhe vëmendjen e tifozëve të skuadrave të tjera.

Gjithsesi, bëhet fjalë për një hipotezë që ka pak mundësi të realizohet. Në të vërtetë kjo video është publikuar në profilin personal të një miku të Zlatan, i cili është tifoz i Genoa-s: “Ciai Richy, je gati?”, ka pyetur Ibra duke qeshur. “Do të vij të luajë te Genoa dhe më në fund do të fitojmë titullin”.

Është e qartë se bëhet fjalë për një shaka, por gjithçka është mundur kur bëhet fjalë për Ibrën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN