MENU
klinika

Ka një mesazh për Interin dhe Juventusin

Ibrahimovic paralajmëron rikthimin në Serie A!

08.10.2019 - 21:50

Në një intervistë të dhënë për të përditshmen “Expressen”, sulmuesi veteran, por në formë të jashtëzakonshme, ka tërhequr vëmendjen fuqishëm me akuzat e rënda për racizëm, me të cilat ka shigjetuar trajnerin e përfaqësueses së Suedisë, Jan Andersson.

“Sa herë ka marrë në konsideratë lista futbollistësh me prejardhje ekstrakomunitare? Kurrë. E ka bërë vetëm atëherë kurë ishte në leverdinë e tij”, deklaroi Ibra.

Akuza për të cilat i menjëhershëm ishte reagimi i trajnerit të përfaqësueses së Suedisë: “Më bezdis fakti që mund të mendohet se unë i bazoj zgjedhjet e mia në origjinën e njerëzve. Është shumë larg vlerave për të cilat luftoj si trajner dhe person”.

Gjithsesi, në intervistën e tij Zlatan ka dhënë një tjetër sinjal për mundësinë e rikthimit të tij të bujshëm në Europë, pavarësisht 38 viteve të mbushura vetëm pak ditë më parë, madje duke lëshuar edhe një mesazh për Inter-in dhe trajnerin zikaltër, Antonio Conte.

“A jam gati të rikthehem në Seria A? Po, 100%. Për mënyrën se si ndihem dhe si luaj, bëj ende diferencën, në Itali dhe në çdo vend tjetër. Ka shumë gjëra për të menduar, sikurse për të parë fizikisht se çfarë shansesh ka”, deklaroi Zlatan.

“Nuk shoh asnjë problem për të luajtur në Itali, jam shumë më mirë se ata që luajnë atje. Inter? Ka një trajner të madh që po shtyn para, madje shumë. Edhe skuadra të tjera po tentojnë, por sipas meje, nuk janë në nivelin e Juventus. Sipas meje, pak pas Juves është Inter”, u shpreh suedezi, Zlatan Ibrahimovic.