MENU

Djegia e godinës së Parlamentit

Informacioni sekret për Metën/ Deputetët: Shqiptarët ta dinë përmbajtjen!

04.10.2019 - 12:22

Informacioni sekret i SHISH për djegien e godinës së parlamenti në 8 qershor, përmendur për herë të parë nga presidenti Ilir Meta, do të propozohet të deklasifikohet.

Kjo shkresë me mbishkrimin sekret tashmë i ka mbërritur Komisionit Hetimor parlamentar.

Disa prej anëtarëve të këtij komisioni i thanë për Top Channel, se ky dokument që përbënte bazën kryesore mbrojtjes të presidentit kur ai dëshmoi, duhet ti tregohet publikut.

“Dokumenti nuk e cenon sigurinë kombëtare apo të ndikojë në ndonjë hetim proaktiv të SHISH apo prokurorisë”, pohoi njëri nga anëtarët në komisionit hetimor, në kushtet e anonimatit.

Në të tilla kushte, i njëjti burim, mësohet se ka theksuar se shqiptarët duhet të njihen me këtë informacion, të përdorur nga presidenti për të anuluar të drejtën e tyre për të votuar.

Kujtojmë se vetëm dy javë më parë janë publikuar disa të dhëna të përmbajtjes së këtij dokumenti ku bëhet fjalë për ardhjen e disa mercenarëve nga Kosova që do të kryenin djegien e parlamentit.