MENU
klinika

Risia

Instagram lançon aplikacionin e komunikimit për miqtë e ngushtë

09.10.2019 - 19:36

Me tu hapur aplikacioni starton menjëherë kamerën, një pamje e cila të kujton Snapchat. Kujtojmë se ishte Instagram ai që kopjoi historitë e Snapchat dhe të rrëmbente 500 milionë përdorues aktivë në ditë.

Instagram lançon një aplikacion komunikimi me listën e miqve të ngushtë. Facebook prezantoi një aplikacion të ri për përdoruesit e Instagram të cilët duan të shkëmbejnë mesazhe dhe foto vetëm me listën e miqve të ngushtë “Closed Friends.”

Aplikacioni quhet Threads dhe është i disponueshëm nga dita e sotme në iOS dhe Android. Threads është dizajnuar si një hapësirë private dhe e dedikuar për të komunikuar me njerëzit që më së shumti ndërveproni në Instagram.

kolana e librave

Por Threads ofron shumë më tepër sesa thjeshtë një aplikacion më vete për të komunikuar me miqtë e ngushtë. “Closed Friends” është një funksion që Instagram e prezantoi në Nëntor të 2018-ës për të shpërndarë histori me intime me një grup të përzgjedhur ndjekësish.

Komunikimi është i ngjashëm mënyrën sesi Instagram ofron mesazhet. Mund të dërgoni mesazhe, foto, video dhe histori siç mund ta bëni me Instagram Direct. Bisedat do të shfaqen në Threads por edhe aplikacionin e Instagram. Por dizajni i Threads është i atillë që ti japë prioritet mesazheve dhe përdorimit të kamerës.

Me tu hapur aplikacioni starton menjëherë kamerën, një pamje e cila të kujton Snapchat. Kujtojmë se ishte Instagram ai që kopjoi historitë e Snapchat dhe të rrëmbente 500 milionë përdorues aktivë në ditë.

Spekulimet rreth ekzistencës së Threads nisën në Gusht kur Instagram vrau aplikacionin Direct.