MENU
klinika

Duhet përmirësuar gabimi historik

Integrimi/ Conte: M. së Veriut t’i lejohet rrugëtimi i mëtejshëm

30.10.2019 - 09:39

Italia do të jetë gjithmonë përkrah Maqedonisë së Veriut, duke mbështetur vendin dhe vendimin për fillimin e negociatave, deklaroi sot kryeministri italian Giuseppe Konte, në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev, në Romë.

“Kam dëshirë t’i them popullit tuaj se nuk do të lejojmë të ndihet i pasigurt. Bëhet fjalë për një gabim historik që duhet ta përmirësojmë”, deklaroi Conte.

Ai theksoi se Maqedonia e Veriut e udhëhequr nga kryeministri Zaev është shembull për të gjitha vendet ballkanike, si shtet që zgjidh çështjet me guxim të hapur.

“Falë këtij guximi Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare në NATO. Për këtë lejuam që vendi të anëtarësohet në NATO. Për këtë Maqedonisë së Veriut duhet t’i lejohet të ecë drejt Europës. Kjo nuk do të thotë hyrje e menjëhershme në BE, por 35 kapituj në negociatat”, shtoi Conte.

“Falënderoj kryeministrin italian Conte, për ftesën e vizitës time të punës në Romë dhe për pritjen e ngrohtë sot pasdite në qeverinë e Italisë në Palazzo Chigi. I kultivojmë dhe zhvillojmë marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin mes vendeve tona dhe qytetarët tanë duke konfirmuar se Europa është shtëpia jonë e përbashkët”, deklaroi Zaevi.