MENU
klinika

Objektivi i merkatos

Marotta synon goditjen e madhe nga Barcelona në Janar!

10.10.2019 - 16:24

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, ka ende adhurues në mesin e skuadrave të mëdha të Europës, pavarësisht faktit se nuk po luan te Barcelona. Trajneri Ernesto Valverde e ka pasur kroatin një nga lojtarët më të përdorur në sezonin e kaluar, por tashmë e ka ulur në pankinë. Mes të interesuarve është Interi, i cili u përpoq të nënshkruante me nënkampionin e botës verën e kaluar.

konica sportkonica sport mobile

Duke parë rrethanat, zikaltrit janë gati t’i kthehen të njëjtit objektiv në merkaton e janarit të ardhshëm. Siç shkruan “Tuttosport”, Bepe Marotta dëshiron të nënshkruajë me kroatin në merkaton e dimrit, duke përfituar nga fakti se fillimi i sezonit të ri nuk e ka ndryshuar situatën e Ivan te Barça.

Lojtari, ndërkohë, e ka përsëritur për të disatën herë se dëshiron të vazhdojë të qëndrojë në “Camp Nou”, por synon të luajë. Kjo e fundit ka pak të ngjarë të ndodhë, ndaj është e qartë se Rakitic nuk do ta teprojë me këtë situatë. Pra, do të vlerësojë largimin diku tjetër, me Interin gati ta rrëmbejë e t’i plotësojë kërkesat financiare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Detajet e marrëveshjes

Interi pranon të shesë sulmuesin!