MENU

Deklarata e Denajt

Investimet e huaja, në fund të vitit arrijnë në 1 bilion euro

09.10.2019 - 13:48

Investimet e huaja në vend në fund të këtij viti llogariten të arrijnë në 1 bilion euro.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi të mërkurën në seancën plenare të Kuvendit se shifrat e investimeve të huaja janë optimiste, bazuar në të dhënat e 6-mujorit të parë të këtij viti.

Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti kemi një rritje prej 13% të investimeve të huaja krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar“, deklaroi Denaj.

Llogariten, tha ajo, të arrijnë në shifrën e 1 bilion eurove këtë vit.

“Përpjekjet tona janë për të diversifikuar sektorët që thithin investimet e huaja”, vijoi Denaj.

Paketa fiskale që po zbatohet me lehtësirat e saj, sidomos në fushën e turizmit, sipas Denaj, po japin efekt. Këto procese, shtoi ajo, nuk ndodhin në një vit, por me një strukturë më të mirë të investimeve të huaja.

“Kemi kompani në sektorin e hidrokarbureve si Shell, për të cilën jemi krenarë dhe jam e bindur që vitin që vjen rezultatet do t’i kemi të prekshme, jo vetëm për sa i përket sasisë së naftës të nxjerrë në vend, por edhe cilësisë së atij produkti që presim nga ky investim.

Në interpelancën e thirrur nga deputeti i Partisë Demokratike, Musli Murrizi, ministrja iu përgjigj edhe akuzave të ngritura për sa i përket kompanisë Bankers.

Denaj theksoi se ndryshe nga sa është akuzuar se i është falur gjoba, në fakt i është pezulluar. “Është një proces, e kemi shpjeguar arsyen e pezullimit. Nënkupton të marrësh referencë nga Avokatura e shtetit e konsulent të një procesi që it, por nuk është falur gjoba.”, tha Denaj.