MENU
klinika

Shkaku

Itali/ Aktivizohet vullkani Etna

19.10.2019 - 08:21

Vullkani Etna në ishullin e Sicilisë në Itali ka shpërthyer sërish.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, vullkani ka hedhur llavë për shkak të lëvizshmërisë së brendshme në kanalet magmatike të vullkanit.

Sipas agjencisë Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë është duke e ndjekur nga afër këtë lëvizshmëri.

Për shkak të hedhjes së llavës, janë kufizuar edhe aktivitetet në aeroportin e Katanias.

Ndërkohë sipas lajmeve që vijnë nga rajoni, për shkak të aktivitetit të fundit në Etna dhe përreth, ka ndodhur tërmet vullkanik me magnitudë prej 3,3 ballësh.