MENU
klinika

Zbulohet data

Ja kur do të mbahet “Festivali i 58-të i Këngës në RTSH”

28.10.2019 - 15:21

Festivali i Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar ka nisur punën kolosale dhe tashmë janë zbuluar edhe datat se kur do të mbahet.

Në datat 19 dhe 20 dhjetor do të jenë dy netët e para të festivalit, të cilat do të kulmojnë në natën finale, në 22 dhjetor.

Këtë vit festivali gjigant i është besuar dyshes, Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka dhe pritet që të ketë shumë surpriza.

Tashmë është bërë zyrtare edhe lista e pjesëmarrësve në festival dhe janë plot 20 këngëtarë shumë të njohur.

Disa prej tyre marrin pjesë për herë të parë:

  1. Bojken Lako
  2. Devis Xherahu
  3. Genc Tukiqi
  4. Valon Shehu
  5. Wendy Mancaku
  6. Genti Deda
  7. Kanita Suma
  8. Olta Boka
  9. Arilena Ara
  10. Kamela Islamaj
  11. Renis Gjoka
  12. Eugent Lito (GENA)
  13. Eli Fara ft Stresi
  14. Kastro Zizo
  15. Alberie Hadergjonaj
  16. Robert Berisha
  17. Era Rusi
  18. Aldo Bardhi
  19. Elvana Gjata