MENU
klinika

Moda ripërsëritet!

Ja baluket sipas formës së fytyrës

11.10.2019 - 11:15

Kohët e fundit shumë personazhe të njohur të ekranit kanë prerë flokët me baluke.

Ky detaj është kthyer sërish në modë dhe sigurisht të gjithëve ndoshta na shkoi në mendje të guxonim dhe të provonim.

Por para se të merrni gërshërët ose të shkoni tek parukierja, shikoni më parë se kush formë e balukes ju përshtatet më shumë me fytyrën.

Nëse keni fytyrë të rrumbull, balukja anash do ju përshtatet më shumë. Pasi ajo krijon idenë e një fytyre të zgjatur.

Nëse keni fytyrë në formë zemre, baluket sigurisht që duhet të jenë të fryra dhe të ndara në mes.

Për fytyra ovale, baluket e prera drejt janë idealet.

Për fytyrat katrore duhen baluke të gjatë dhe me shkallëzim.

– Për fytyrë të zgjatur mjafton t’i hidhni një sy fotos së këngëtares Rihanna.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Mirësjellja mund të bëjë ndryshim të madh"

Gruaja e diskriminuar jep mesazhin universal