MENU
klinika

Foto e viteve më parë

Ja si dukej Turjan Hysko para se të bëhej i njohur

07.10.2019 - 11:20

Producenti Turjan Hysko është një ndër emrat më të njohur të showbiz-it shqiptar, i cili këtë sezon të ri televiziv solli në “Tv Klan” emisionin “Klanifornia Show”.

Ai njihet për formatet e tij të suksesshme televizive, me të cilat arrin të fiksojë të gjithë shqiptarët para ekranit.

Mirëpo, jeni kuriozë të dini si dukej Turjani para se të bëhej kaq i njohur?

Vetë producenti ka ndarë në Instastory një foto të tijën të vjetër, kur ishte në moshë më të vogël.

“Me USA dhe Kaliforninë në zemër që i vogël.”- shkruan Turi, duke iu referuar edhe emisionit të tij të ri, “Klanifornia”.

Në foto ai shfaqet duke buzëqeshur dhe duket se ka ruajtur nga fëmijëria të njëjtat tipare që ka edhe sot.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Tani më skadoi pasaporta..."

Orinda Huta flet për mbiemrin pas martesës