MENU
klinika

‘O ju që besuat'

Ja si hoxhallarët dhe myftinjtë luftonin alfabetin latin të shqipes

31.10.2019 - 07:45

Regjimi xhonturk kishte bërë çmos që të çrrënjoste përdorimin e alfabetit latin për shkrimin e shqipes.

Duke shfletuar dokumentet e kohës del se administrata qendrore në Stamboll ishte mobilizuar e tëra për të sprapsur shqiptarët nga vendimi i Kongresit të Manastirit, shkruan Konica.al.

Më 22 mars 1910, Autoriteti i Lartë Mysliman i adresoi një letër zyrtare Ministrisë së Arsimit, me anë të të cilës i kërkonte të mos pranonte alfabetin latin për shqipen dhe shkollat në Shqipëri të ndaloheshin rreptësisht.

Me nxitjen e qeverisë xhonturke, Autoriteti i Lartë Mysliman, më datën 5 prill, u bënte thirrje të gjithë myftinjve në vilajetet shqiptare që të vepronin në përputhje me rekomandimet e Ministrisë së Arsimit.

Disa muaj më herët, përkatësisht më 6 shkurt, turqit e rinj kishin mbajtur po në Manastir një miting të mbështetësve të alfabetit arab.

«Oratoria dhe propaganda e hoxhallarëve ishte e suksesshme, dhe me këtë rast u miratua një rezolutë që bënte thirrje për përdorimin e alfabetit arab për gjuhën shqipe», shkruan Owen Pearson, njohës britanik i historisë së re shqiptare.

Sidoqoftë, qytetet shqiptare në jug nuk qëndruan duarkryq.

Më 19 shkurt, në Korçë rreth 15 mijë njerëz protestuan kundër përpjekjeve për imponimin me forcë të alfabetit arab.

Një ditë më vonë, një miting i madh popull u mbajt edhe në Gjirokastër, i drejtuar nga personalitete lokale që mbështesnin alfabetin latin.

Në Elbasan, hoxhallarët fanatikë bënë përpjekje për të ngritur peshë popullatën myslimane duke u thënë se do të bëheshin pabesimtarë nëse përdornin shkronjat latine; por një kundërprotestë tjetër, me mbi 7 mijë pjesëmarrës, myslimanë e të krishterë të qytetit, bënë një deklarim të fuqishëm për gatishmërinë e tyre për të mbrojtur me jetën e tyre gjuhën shqipe dhe alfabetin latin.

Për këtë arsye, më 21 deri më 23 mars të vitit 1910, në Manastir mbështetësit e alfabetit kombëtar mbajtën edhe një mbledhje. Kongresi vendosi se çështja e alfabetit latin i takonte ekskluzivisht vetëm shqiptarëve.

Patriotët e mbledhur demantuan për vdekje propagandën e hoxhallarëve dhe myftinjve se alfabeti arab ishte i vetmi për shqipen dhe se alfabeti latin ishte mjet i pabesimtarëve. /konica.al/

© Salih Mehmeti | Konica.al

Burimi:
Owen Pearson, Albania in the Twentieth Century, A History: Volume I: Albania and King Zog, I.B.Tauris, 2004, ff.9-10

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen