MENU
klinika

Shpallet kompania fituese

Jepet me koncesion Kepi i Rodonit

21.10.2019 - 13:18

Tashmë edhe Kepi i Rodonit është dhënë me koncesion, madje bukuritë e paprekura të natyrës duket se do ti nënshtrohen ndërhyrjeve.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur fitues bashkimin e përkohshëm të kompanive “Praslin Investment” dhe “R&T” me aksionerë shtetasin Roland Ziu dhe Renis Tershana.

Në fakt në ofertën e kërkuar të ndërtimit të Marina Rodon rezulton të mos ketë pasur konkurrentë të tjerë dhe si rrjedhojë asnjë ankesë. Kohëzgjatja e kontratës nuk do të jetë pak por 35 vite. Vlera e investimit sipas të dhënave zyrtare shkon në rreth 883 milionë Lekë, pa TVSH.

Kepi i Rodonit është një ndër zonat më të frekuentuara nga turistët jo vetëm nga bukuritë natyrore por dhe për vlerat historike.

kepi i rodonit
kepi i rodonit

Në shpalljen e fituesit kërkohet që brenda 60 ditësh të negociohet kontrata si dhe të paraqitet dokumentet përfshirë dhe Sigurimin e Kontratës sipas formës së kërkuar në Dokumentet e Procedurës Konkurruese, në vlerën e 10% të Investimit (pa TVSH) si dhe të tarifës së garancisë për të vazhduar me procedurat

Ndërsa prej kohësh qeverisë shqiptare i është tërhequr vëmendja për të ndaluar dhënien e koncesioneve me PPP. Kjo pasi konsiderohen si një borxh i fshehur që rrezikon buxhetin, por duke nënvizuar dhe transparencën e procedurave të ndjekura.

Për të ndalur koncesionet, u kërkua dhe një ndryshim në ligj mbi projektet e pakërkuara duke nisur nga 1 korriku. Por pasi në parlament ky afat u shty ishte presidenti që kërkoi respektimin e afatit të propozuar më parë.

Edhe këto rekomandime nuk u zbatuan, duke lënë si afat përfundimtar 1 tetorin.