MENU
klinika

Vendimi

Jo i sigurtë! Mbyllet parku i Syrit të Kaltër

04.10.2019 - 09:16

Mbyllet përkohësisht parku i Syrit të Kaltër.

Mësohet se ky vendim është marrë për shkaqe sigurie, pasi ka rrezik për rrëshqitje të disa gurëve të cilët mund të rrezikojnë jetën e turistëve.

Një ditë më parë dy turistë të huaj u plagosën për shkak të një shkëmbi që u shkëput tek Syri i Kaltër. Të plagosur mbetën një 23- vjeçar nga Izraeli i identifikuar si Almog Atia dhe një i ri tjetër nga Greqia, Stilianis Bebis.

23-vjeçari nga Izraeli është dërguar drejt Spitalit të Traumës, ndërsa Bebis është dërguar me urgjencë për mjekim në Greqi.