MENU
klinika

Serie A, Java 8

Juventus vuan, por bën detyrën në shtëpi

19.10.2019 - 22:37

Juventus ka vijuar me serinë e fitoreve, duke mposhtur 2-1 Bologna-n në “Juventus Stadium” dhe mbajtur kreun e renditjes, me shpresën e dështimit të Interit nesër, si ndjekësit më të afërt.

Ishte Cristiano Ronaldo ai që shënoi golin e parë, teksa mori një top dhe u fut në zonë, gjuajti fort dhe gjeti cepin e portës. 1-0 për Juve-n, me Ronaldon që shënoi golin e 701 në karrierë.

Por 7 minuta më pas Danilo barazon me një gjuajtje të bukur. Ishin minuta të mira të miqve, që mund të kishin shënuar edhe golin e dytë. Megjithatë, pjesa e parë mbyllet 1-1.

Në të dytën, vendasit rritin ritmin dhe arrijnë të kalojnë sërish në avantazh. Pjanic shënon në 54’, që duket se ka rilindur këtë sezon me Sarrin. Pavarësisht rasteve të tjera, nuk do të kishte më gol, Juventus fiton ngushtësisht 2-1.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN