MENU
klinika

"Pallati i ëndrrave"...

Kadare, Kundera dhe një NOBEL?!

02.10.2019 - 13:59

      Shkrimtari dhe gazetari irlandez, Dan Sheehan, shkruan: A do të marrë fund një ditë, pritja e padurueshme e Milan Kunderës? A do të bëhet Salla e Koncerteve të Stokholmit, “pallat ëndrrash” për Kadarenë?

Ismail Kadare dhe “Pallati i ëndrrave”, janë sërish në rrethin e autorëve më të diskutuar, që depërtojnë në filtrin e Nobelit në Letërsi. Romani, që pasqyron dhe zbërthen njëherësh diktaturën komuniste në Shqipëri, përmes metaforës së gjetur. Botimi i parë i romanit ishte viti 1981, me titull “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave”.

Janë të shumtë të apasionuarit pas dukurisë së parashikimeve-baste, për fitoren e Ismail Kadaresë, duke e renditur herë në krye të listës e herë diku nga mesi, po kurrë në fund dhe kjo, krahas emrave të mëdhenj, që ende nuk i ka përkëdhelir fati, ndërsa me vite me radhë kanë qenë në pritje të një Nobeli.

Shpresat për fituesin e Nobelit zhvendosen vazhdimisht te shkrimtari japonez Haruki Murakami, Milan Kundera, Adonis, Ismail Kadare, etj, ndërsa kësaj liste i janë shtuar tashmë edhe emrat e diskutuar muajve të fundit, së shumti në disa media britanike dhe norvegjeze, si: Margaret Atëood, Olga Tokarczuk apo Anne Carson, prej të cilëve kjo e fundit, kryeson këtë listë “paraprake”, pas një publiciteti të këtyre ditëve, në mediat suedeze.

 

 

 

 

Dashamirës të letërsisë, të pasionuar pas lojërave të fatit kudo në botë, gëzohuni! Munësitë për të prekur fituesin e çmimit më prestigjioz në letërsi, janë të dyfishta vetëm për këtë vit”, – shkruan jo pa njëfarë ironie, shkrimtari dhe gazetari irlandez, Dan Sheehan. Ai ka parasysh këtu, faktin se këtë vit, për herë të parë pritet të ketë dy fitues pët Nobelin, përkatësisht për vitin 2018 dhe 2019, kjo pas pezullimit të një viti më parë, pas skandalit seksual. Ç’ndodh në të vërtetë, me parashikimet e të pasionuarve të letërsisë në lojërat e fatit dhe çfarë supozohet të ndodhë brenda mureve enigmatike të Akademisë Suedeze të Nobelit.

Pasi publikon listën e ngushtë të pikëve që janë marrë nga bastet – mes tyre edhe shkrimtarin shqiptar Ismal Kadare, –  Ed Sheehan shkruan për historinë e pritjeve të gjata të autorëve të shquar të Nobelit në Literary Hub, një uebfaqe e përditshme letrare që përqendrohet në letërsinë fiction dhe jofiction.

Ndërsa vë theksin mbi dy autorë të njohur, si Milan Kundera dhe Ismail Kadare, Ed Sheehan, shprehet se Nobeli është i paparishikueshëm, duke satirizuar sajesat publicitare të shtëpive botuese ose qëndrimet nacionaliste në reklamimin paraparak që iu bëhet autorëve, sikur me gjasë janë shumë afër Nobelit. Një nga kriteret e përzgjedhjes së Nobelit, pas listës së ngushtë është se përveç jurisë caktohen (telefonohen) edhe 6 anëtarë të orëve të fundit për votim, gjë që e bën të rrëshqitshëm këtë çmim kundrejt pritshmërisë së publikut, apo edhe atyre që kapen pas etheve të lojërave të fatit. Dihet se Akademia suedeze e Nobelit, nuk zbardh në faqen zyrtare asnjë fazë paraprake të procesit të votimit. Vetëm data 10 tetor, do të sjellë edhe dy autorët fitues të çmimeve “Nobel”, për vitet 2018 dhe 2019.

Komenti i Dan Sheehan në Literary Hub:

Dashamirës të letërsisë të pasionuar pas lojërave të fatit kudo në botë, gëzohuni!! Shanset tuaja për të prekur fituesin e çmimit më prestigjioz në letërsi janë dyfishuar vetëm për këtë vit. Po, siç e dimë të gjithë tani, për shkak të vendimit të Akademisë Suedeze në fillim të vitit të kaluar, si pasojë e një skandali të sjelljes seksuale, ku u mësua se burri i një anëtareje të akademisë u burgos për përdhunim, u ndalua të shpallej laureati i Çmimi Nobel për 2018-n, dhe do të shpallen sëbashku si për vitin 2018 ashtu edhe për 2019-n, ky tymnaja që po lëshohet në Stokholm do të shpërndahet pas kësaj jave.

 

 

 

 

Megjithëse, Nobeli në Letërsi ka qenë prej kohësh, tepër i vështirë për t’u parashikuar – akademia rregullisht kurorëzon kuajt e zinj (bëj thirrje për ta rilindur njeriun Robert Zimmerman) (-emri i lindjes së Bob Dylan-dh.h.)- në kurriz të atyre që prisnin me durim përmes telefonit belbëzimet (thuajeni një për Filipin “mbase vitin tjetër” Roth) – e kjo kurrë nuk i ka ndaluar librashitësit të përpilojnë llogaritë e tyre vjetore. Sipas uebfaqes britanike me famë të njohur Nicer Odds, poeti dhe eseistja kanadeze Anne Carson është fara më e mirë e këtij viti, ndërsa pozicioni i vendit “e merr s’e merr”, është i zënë nga injoruesi i kohës së preferuar prej të gjithëve, George R. R. Martin.

A do të marrë fund një ditë, pritja e padurueshme e Milan Kunderës? A do të bëhet Salla e Koncerteve e Stokholmit ,një “pallat ëndrrash” për Kadarenë? A do të zgjaten në atë sallë, llërët e Olga Tokarczuk, duke mposhtur këllqet e forta të bashkëkohësve të saj?.. Le ta zbulojmë, të premten!