MENU
klinika

I rritur edhe vetë midis varfërisë

Kampioni i botës në boks ndërton 1000 shtëpi për të pastrehët

02.10.2019 - 18:03

 Manny Pacquiao, kampioni i botës në boks dhe gjithashtu senator i vendit,  ka ndërtuar 1000 shtëpi për njerëzit e pastrehë dhe të varfër të Filipinës.

Pacquiao, i rritur edhe vetë midis varfërisë ekstreme, ka pranuar se gjatë fëmijërisë së tij, ai ka fjetur edhe në kuti kartoni, apo në lecka të vjetra të gjëtura në rrugë.

Mamaja e tij ishte një femër e krishterë, e cila e rriti boksierin me rregulla të fortë fetarë, dhe dontë që ai të bëhej një prift kur të rritej.

Por, Pacquiao duke e ditur se puna e tij si prift nuk kishte të ardhura të mjaftueshme për ta nxjerrë atë dhe mamanë e tij nga varfëria, i’u fut rrugës së boksit, e cila i rezultoi mjaft e suksesshme duke qënë se ai është shpallur kampion bote.

Pas suksesit të tij, ai vendosi të ndihmonte dhe të tjerët që nuk e kishin fatin e tij.

Në 2016, boksieri shpenzoi rreth 50 milionë dollarë në ndërtimin e një kompleksi të përbërë nga 1000 vila, të cilat do të vihen të gjitha në dispozicionin e njerzëve të pastrehë dhe të varfër të Filipinës.