MENU
klinika

"Millenium"

Katër filmat nga Beckermann, fitues të Vjenales

01.10.2019 - 17:56

      Katër dokumentarë nga regjisorja e njohur austriake, Ruth Beckermann, fitueses së Berlinales, do të shfaqen këto ditë në kinema. Filmat e saj, nga kritika janë konsideruar si arkiv historik.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit shfaq në kinema katër dokumentarë të kineastes austriake, fitueses e Berlinales, Ruth Beckermann. Mbrëmjen e djeshme, në “Milenium” u shfaq dokumentari “Valsi i Valdhajmit” (Waldheim waltz), që ka në qendër dokumentimin e historinë së vërtetë të zgjedhjeve të vitit 1986, kur nazisti Kurt Waldheim, ish-sekretari i OKB-së, u përpoq të mbulojë krimet e luftës.

 

 

 

 

 

 

Subjekti i dokumentarit ka në qendër çështjen “Waldheim” – çështja kryesore në politikën austriake të vitit 1986. Kurt Waldheim, ish-sekretar i përgjithshëm i OKB, garonte për president në Austri, por në sheshet e Vjenës, populli protestonte kundër zgjedhjes së tij, për shkak të së kaluarës së errët, si bashkëpunëtor i nazistëve gjatë kohës së luftës. Ruth Beckermann, ishte mes protestuesve dhe xhiroi gjithçka me kamerën e saj. Më vonë, pas 32 vjetësh, ajo realizoi dokumentarin “Valsi i Valdhajmit”, ku analizon çështjen “Waldheim” dhe gjen shumë të përbashkëta me ngjarjet aktuale, në kohën e liderëve tanë populistë.

 

 

 

 

 

Mbrëmjen e sotme, në orën:21.00, regjisorja Beckermann prezanton, në kinemanë “Milenium”, dokumentarin fitues të Vjenales, “East of war” (East of war). Filmi u xhirua në muzeun ku ekspozoheshin krimet e luftës gjermane dhe regjisorja, intervistoi veteranët mbi ngjarjet që ata sjellin në kujtesë, si dhe ato që i mohojnë.

 

 

 

 

 

Ndërsa, ditën e nesërme regjisorja prezanton dy filma, në kinemanë “Agimi”. Në orën 19:00, Ruth ndan me ne, esenë emocionuese të vitit 2013, “Those who go those who stay”. Ndërsa, në orën 21:00, shfaqet rrugëtimi brilant, i vitit 1983, në të kaluarën hebreje të kryeqytetit austriak: “Kthim në Vjenë” . Gjatë ditës së nesërme, midis prezantimit të filmave, Iris Elezi, drejtore për AQSHF, do të zhvillojë një masterklasë me kineasten Beckerman, ku mund të jenë të pranishëm të gjithë të interesuarit.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit