MENU
klinika

Propozim romantik për martesë

Këngëtari shqiptar i ulet partneres në gjunjë në mes të emisionit

27.10.2019 - 10:59

Gjatë një udhëtimi në Spanjë, një vit më parë, Lindi Islami i propozoi për fejesë këngëtares Venera Lumani.

Sigurisht që propozimit romantik të partnerit, Venera i tha “po”, megjithatë ata ende nuk kanë zhvilluar një ceremoi zyrtare.

Venera ka treguar më herët se familjet e tyre nuk kanë pasur mundësi të takohen, prandaj ajo edhe është shtyrë.

Megjithtë fejesës duket se nuk po i kushtohet më rëndësi dhe pyetja më e madhe është “Kur do të martohen?”. Kjo pyetje i është bërë edhe sot këngëtares në “Shiko kush luan”. Me ndihmën e Lindit, Venera ka dhënë edhe përgjigjen.

Lindi i është ulur në gjunjë duke i propozuar për herë të dytë dhe Venera u përgjigj: “Kur do bëhet dasma e di Lindi sepse ai i ka lekët”.

Ndërkohë ky i fundit tregoi se dasmën do e zhvillojnë pasi të punojnë edhe pak që të bëjnë lekët.

Më pas në rubrikën “Ndaje ose haje”, Venera zbuloi se me kismet këtë vit do të bëjnë dasmë dhe vitin tjetër do të bëhen prindër.