MENU
klinika

“Mirë se vjen në këtë botë"

Këngëtarja e famshme, nënë për herë të parë

09.10.2019 - 10:12

Këngëtarja australiane, Natalie Imbruglia është bërë nënë për herë të parë në moshën 44-vjeçare.

Krijuesja e hitit “Torn”, dha lajmin e bukur të martën në mbrëmje, duke ndarë një fotografi të ëmbël në Instagram, teksa mbante dorën e të porsalindurit.

Ajo zbuloi emrin e adhurueshëm të fëmijës në caption, duke shkruar: “Mirë se vjen në këtë botë … Max Valentine Imbruglia. Zemra ime po shpërthen #djaliim”.

Natalie njoftoi se ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë në korrik, pasi iu nënshtrua Fekondimit in Vitro (IVF) me ndihmën e një dhuruesi të spermës.

Këngëtarja i ka dhënë fund një martese katër vjeçare të profilit shumë të lartë me Daniel Johns, në vitin 2008.

Më pas ajo njoftoi se ishte në një lidhje me Matt Field në vitin 2017, por dyshja nuk janë fotografuar së bashku që nga viti i kaluar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për të gjitha ju që dëshironi të bëheni nëna...

10 fakte të habitshme lidhur me fertilizimin In Vitro