MENU
klinika

Versioni i ri nga Donkervoort

Kjo supermakinë sportive peshon më pak se 700 kg

29.10.2019 - 08:42

Prodhuesi holandez i veturave sportive, Donkervoort me rastin e datëlindjes së 70 të themeluesit të kësaj kompanie, Joop Donkervoort, prezanton versionin e ri JD70 të modelit të vet me dy ulëse, D8 GTO.

D8 GTO JD70 vjen me motor të Audit, 2.5-litër Turbo me pesë cilindra i përforcuar në 309 kW/421 kuajfuqi. Po ashtu, ky model i ri shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 2,78 sekonda.

Gjithashtu, modeli i ri vjen me pjesën e përparme të modifikuar, amortizatorët e modifikuar, dizajn të ri të rrotave, si dhe bateri më të lehtë dhe ulëse më të lehta nga fibra të karbonit.

Duhet theksuar se pesha e JD70, i cili ka sistemin e tërheqjes me rrotat e pasme, është më pak se 700 kilogramë, falë përdorimit të fibrave të karbonit.

Sa i përket çmimit, JD70 kushton 163,636.36 euro (pa tatim).