MENU
klinika

Tifozët e "The Reds" me dorë në zemër

Klopp kërcënon Liverpoolin: Iki që nesër nëse…

04.10.2019 - 20:21

Ajo që ndodh në dhomat e zhveshjes është e shenjtë dhe mbetet aty përgjithnjë, është sekret.

Asnjë video që regjistrohet aty nuk duhet të publikohet.

Trajneri Jurgen Klopp është i qartë dhe i prerë në këtë çështje, madje shkon deri në kërcënim.
Video e publikuar nga skuadra e Salzburg, me mënyrën se si trajneri i këtij ekipi motivoi ekipin në pushimin e ndeshjes së Champions League ndaj Liverpool ka irrituar Klopp.

Në fund të pjesës së parë, Salzburg ishte në disavantazh 0-3, por arriti të babrazojë 3-3 (sfida u mbyll 4-3 për anglezët).

“Nëse kanali televiziv i Liverpool publikon ndonjë nga videot e mia, me ato që unë them në dhomat e zhveshjes, do të largohem që të nesërmen. Kjo është e vetmja gjë që them, e vërteta dhe nuk dua diskutime. Nuk më intereson se çfarë bëjnë të tjerët”, tha Jurgen Klopp.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Arsenal bën përmbysjen 'magjike'

As Chelsea nuk e ndal dot Liverpoolin