MENU
klinika

Alarmi mjedisor

Klosi: Nga 61 bashki, 4 kanë vendgrumbullime të mbetjeve

13.10.2019 - 20:16

Mbeturinat përgjatë rrugëve dhe brigjeve janë nga shqetësimet kryesore që ngrenë turistët e huaj, teksa vizitojnë Shqipërinë.

Ministri Blendi Klosi mblodhi në Pogradec disa kryebashkiakë, ku theksoi alarmin mjedisor. Sipas tij, nga 61 bashki vetëm 4 kanë vendgrumbullime të mbetjeve të licencuara.

“Në 61 bashkitë e vendit, vetëm 4 landiflle janë të licencuara me kushte mjedisore. Pothuajse e gjithë situata tjetër është informale, pasi nuk arrin kushtet minimale të trajtimit si një landfill venddepozitimi dhe mbetjet urbane me pak shi shpërndahen kudo nëpër Shqipëri.”

kolana e librave

Ndaja i u kërkoi vendorëve që të përcaktojnë fonde në buxhet për ruajtjen e mjedisit.

“Në kuadër të këtij bashkëpunimi, në kuadër edhe të përgatitjes së pr/buxhetit të vitit 2020, ne duhet të kemi të qartë në mënyrë ndërinstitucionale, çfarë mund të bëhet me buxhetet aktuale të bashkive dhe çfarë duhet bërë me buxhetet e dhënë nga buxheti i shtetit. Por ama të kemi një masterplan sesi do të shkojmë drejt një situate më të partë.”

Ndotja në Shqipëri ka vënë në alarm edhe fqinjët.

Ndotja e lumit të Bunës është kthyer në shqetësim kohët e fundit, duke bërë që pala e Malit të Zi të plotësojë tek pala shqiptare duke i kërkuar që të marrë masa.