MENU
klinika

Ç'deklaron kandidatja për kryeministre?

“Koalicion me VV, vetëm nëse pranon këto kushte”

04.10.2019 - 09:33

Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani thotë se do të krijojë koalicion me ato parti që i pranojnë shtyllat e programit të tyre. Por ajo sërish tregoi vijën e kuqe që kanë ndaj PDK-së.

Lidhur me koalicionet paszgjedhore ne kemi një vendim unanim që kemi insistuar që ta marrim qysh në kohën kur diskutoheshin koalicionet parazgjedhore. Ky vendim është i Këshillit tonë të Përgjithshëm që asesi të mos diskutohet për koalicion me PDK-në. Pra nuk do të ketë koalicion në asnjë mënyrë me PDK-në”.

I dyti vendim është që të autorizohen organet në këtë rast unë si kandidate për kryeministre dhe pas 6 tetorit si e nominuar për kryeministre bashkë me kryetarin e partisë që të bisedojmë me VV-në.

Megjithatë, natyrisht t’i ofrojmë partneritet me ne bashkëqeverisje me ne në kushtet tona dhe unë nuk jam e gatshme që ta diskutoj asnjë pikë të programit tim sepse është program fitues. Pra nuk jemi të gatshëm që ne të negociojmë programin tonë që k atë bëjë me zhvillim dhe punësim.

Nuk jemi të gatshëm të negociojmë për arsim dhe shëndetësi sepse jemi të bindur që vetëm nëse investojmë, pra i kthejmë investimet ka njerëzit tonë dhe e kthejmë buxhetin ka investimet në arsim dhe shëndetësi sepse në këtë mënyrë mund të arrihet prosperitet dhe rritje ekonomike për vendin tonë”-tha Vjosa, shkruajnë mediat në Kosovë.

“Nuk jemi të gatshëm të negociojmë asesi programin tonë apo shtyllën që ka qenë familja sepse ky ka qenë insistimi im themelor gjatë hartimit të programit nga ekspertët. Nuk jemi të gatshëm që ta diskutojmë partneritetin me partnerët tonë strategjikë sepse për ne është ekzistenciale që t’i kemi SHBA-në dhe BE-në në përkrahje dhe jo vetëm në mbrojtjen e fuqizimit të subjektivitetit, por edhe në zhvillim e shtetit tonë. Prandaj ne do të kemi koalicion me Vetëvendosjen vetëm nëse i pranojnë këto shtylla që i përmenda”.

Por Osmani ka thënë se janë të hapur edhe me parti të tjera, me të njëjtat kritere.

“Ne nuk do të kufizohemi vetëm tek Vetëvendosja. Kemi vijë të kuqe, por ky program do t’iu ofrohet edhe partive të tjera, por këto shtylla janë të panegocioushme.Unë besoj që partnerët tanë do të bëhen pjesë e një programi të tillë që do ta nxjerrë Kosovën nga katandisja”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


'Një popull s’i nënshtrohet një njeriu'

Protesta në Prishtinë/ Mijëra protestues në shesh