MENU
klinika

Mblidhen grupet punuese

Koalicioni, sot në një tryezë LDK-VV

23.10.2019 - 10:26

Pas takimit të së premtes mes grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot pritet të mbahet një tjetër takim i tillë në këtë nivel lidhur me marrëveshjen e koalicionit qeverisës.

Në takimin e fundit palët ranë dakord për intensifikimin e takimeve dhe që takimi i sotëm të shërbejë për të konkretizuar diskutimet e së premtes.

Të dyja partitë thanë se herën e fundit kur u takuan, grupet punuese u dakordësuan lidhur me përmbajtjen dhe parimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Sipas tyre në takim ishin shqyrtuar temat kryesore politike dhe reformat kyçe sektoriale të cilat e presin qeverinë e re.

Galuk Konjufca mohoi se ishte diskutuar për ndarje të ministrive, ndërsa ka hodhi poshtë zërat se këto dy parti kanë kushte ndaj njëra tjetrës.

Ndryshe, takimi i parë i grupit punues të Vetëvendosjes dhe LDK-së zgjati rreth dy orë.

Nga përplasjet me Pleknkoviç te sanksionet ndaj Rusisë

Si “dribloi” Vuçiçi në samitin për Ukrainën

Perëndimi, presioni për sanksionet ndaj Rusisë

Çfarë paralajmëron presidenti serb? Vuçiç i frikësuar!