MENU
klinika

Takimi me kryeministrin italian

‘Koha për ndryshim’/ Basha rrëfen çfarë bisedoi me Conten

16.10.2019 - 09:42

Ditën e djeshme, kryeministri italian, Giuseppe Conte mbërriti në Shqipëri ku ka zhvilluar disa takime me krerët e politikës në vend.

Vetëm një ditë më pas kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë publike detaje nga biseda me të.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Basha theksoi se i kishte shprehur mirënjohje Contes për kontributin që Italia i ka dhënë vendit tonë sa i takon luftës kundër krimit.

Po ashtu Basha shtoi se “Nuk mund të lejojmë më që të na sundojë krimi dhe paligjshmëria. Nuk mund të lejojmë më që për shkak të një njeriu, të izolohet një vend i tërë! Koha për ndryshim”.

“Gjatë takimit me Kryeministrin e Italisë, Z. Giuseppe Conte, e falenderova për kontributin që vendi i tij ka dhënë vecanërisht në luftën ndaj krimit, lëndëve narkotike dhe sigurisë për vendin tonë.
Nuk mund të lejojmë më që të na sundojë krimi dhe paligjshmëria. Nuk mund të lejojmë më që për shkak të një njeriu, të izolohet një vend i tërë! Koha për ndryshim!”, shkruan Basha.

"E ëma e Kastriotit shkoi në Greqi një javë më parë, sa vajti ajo…"

Misteri rreth vrasjes së Alba Cenkos! Flasin fqinjët e çiftit

Pritet të zbardhen skemat dhe krimet e bandave kriminale, mes tyre dhe shqiptarë

Përgjimet në “Sky ECC”/ EUROPOL i dorëzon Greqisë 4500 dosje!

Kreu i PD-së: Do të jetë dita e mosbindjes civile më të fuqishme!

Sali Berisha zbulon datën e protestës së radhës!