MENU
klinika

Detaje

Kokainë nga Ekuadori, burg për oficerin e Portit të Durrësit

08.10.2019 - 11:28

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për oficerin e e sigurisë në portin e Durrësit, Ardian Begën.

Bega dyshohet për përfshirje në trafikimin e 137 kg kokaine nga Ekudadori në Shqipëri por në portin e Pireut në Greqi droga u zëvendësua me oriz.

Me sinjalizimin e DEA-s amerikane, autoritetet greke zbuluan në Portin e Pireut një sasi prej 137 kilogramë kokainë, sasi kjo që vinte nga Ekuadori me destinacion final Shqipërinë. Droga ishte fshehur në motorët e frigoriferëve në katër kontenierë me banane, të porositura nga një kompani shqiptare, e cila operon në treg nga viti 2011.

Pas zbulimit, autoritetet e vendit fqinj informuan policinë, ndërsa një grup hetimor udhëtoi me urgjencë për në Greqi.

Në portin e Pireut, ku kontenierët kaluan tranzit, autoritetet vendosën ta zëvendësonin drogën me oriz. Gjithashtu brenda pakove të drogës u vendosn edhe GPS.