MENU
klinika

Zbulohet kush do jetë drejtori i ri

Kolapsi me dorëheqjet, ja ç’po ndodh sot në Kadastrën e Vlorës

09.10.2019 - 12:32

Kadastra e Vlorës është zhytur në kolaps, teksa janë dorëhequr brenda një muaji tre drejtorë.

I pari që dha dorëheqjen më 9 shtator ishte Florian Almadhi, i cili u zëvendësua nga Alteo Nazeraj.

Ky i fundit nuk qëndroi as 10 ditë në detyrë dhe deklaroi gjithashtu dorëheqjen.

Në vend të tij u emërua Elona Hodaj, e cila bëri të njëjtin akt ditën e djeshme.

Mësohet se me urdhër nga Tirana është komanduar në postin e drejtorit të Kadastrës nëndrejtori Taulant Canameti.

Ky i fundit ka marrë detyrën e nëndrejtorit vetëm pak ditë më parë dhe sot është komanduar në postin e drejtorit, duke i mbajtur të dyja detyrat njëkohësisht.