MENU
klinika

Nga Prof. Dr. Fadil Maloku

Koncesione Serbisë duhet të bëjë Brukseli, e jo Kosova!

23.10.2019 - 10:42

1. Presidenti serb Vuçiç, me përsëritjen e refrenit”..se pa një kompromis, ku dy palët do ndaheshin të kënaqura, s’do ketë zgjidhje midis shqiptarëve e serbëve”, sikur, saktësisht e di se çfarë kërkon në këmbim të njohjes së realitetit në Kosovë.

Kompromisi sipas Vuqiçit, nënkuptuaka;…”pjesa veriore e Kosovës, pra, pasuritë nëntokêsore dhe resurset natyrore (Liqeni i Ujmanit), t’i takojnë Serbisë”!?

2. Pra,ai me këtë fakt e akt vetëm sa e zbulon qëllimin e moçëm serb për më shumë; gjeografi me pasuri nëntokësore, e më pak; për demografi me popullësi që gjatë historisë së qenësimit të shtetësisë serbe, e ka zbrazur (nga shqiptarët), e ka kolonizuar (me serb nga gjith ish teritoret Jugosllave) sa herë që i është dhënë rasti dhe shansi.

Demagogjia ala Vuçiç, s’po mund të “shitet më si demokraci”, ku kinse po cenohen të drejtat dhe lirite e qytetarëve serb të Kosovës, por, si Projekt rrënues të 25% të territorrit tē Kosovës. Në këtë kontekst, s’është as i rastësishëm armatimi që po ia bë Rusia asaj.

3. Në rast se Brukselit i intereson aq shumë siguria dhe stabiliteti i saj, e me këtë edhe ajo e Ballkanit Perëndimor (sepse, pa siguri të kësaj pjese të botës, s’ka pasë asnjeherë as siguri e aa stabilitet europian), atëherë, le t’i bëj ai koncesione (në zbutje të kritereve siq i bëri Rumanisë dhe Bullgarisë; apo në mbyllje të syve që po i bënë bie fjale në pagesat rreth borgjeve që i ka ende Greqia, e Portugalia) të nevojshme Serbisë, në mënyrë që Projektit të njē Europe lidershipe globale, t’i jepet rasti në të ardhmen e afërt.

Me kë po e “zëvendëson” presidenti serb homologun rus

Vuçiç “braktis” Lindjen, refuzon ofertën historike të Putinit

Pse rriten shpresat për anëtarësim në NATO

Emërimi i Mark Rutte, “ogur” i mirë për Kosovën

Nga “pazaret” me Perëndimin tek varësia nga Rusia

Media europiane “zbërthen” politikën e Vuçiçit

Miniera e litiumit “përndjek” Vuçiçin!

Çfarë pritet në Beograd nga 1 tetori