MENU
klinika

Deklarata e papritur

“Kosova nuk do të jetë shtet pa e njohur Kina, Rusia dhe India”

08.10.2019 - 09:30

Borrell surprizoi anëtarët e Komisionit të Punëve të Jashtme të PE-së se udhëtimin e tij të parë si Komisioner për Zgjerimin do ta bëjë në Kosovë, pavarësia e të cilës nuk është njohur nga vendi i tij, Spanja.

Kryediplomati i ardhshëm i BE-së, Josep Borell, ka befasuar me deklaratën e tij , ku ka thënë që Kosova nuk do të jetë shtet pa e njohur fuqitë e mëdha dhe anëtare të Këshillit të Sigurisë së OKB-së, Kina, Rusia dhe India.

Sipas Borell, rajoni i ballkanit do të jetë prioritet i politikës së jashtme të BE-së.

Ballkani dhe kufiri ynë në Lindje janë prioritetet e vërteta të politikës sonë të jashtme. Ne nuk mund të themi që kemi peshë gjeopolitike, nëse s’jemi në gjendje të zgjidhim problemet që kanë fqinjët tanë më të afërt. Nuk ka rëndësi se ç’po bën Spanja, pasi për sa kohë Rusia, Kina apo India nuk do njohin pavarësinë, Kosova nuk do jetë shtet. Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje dhe do të bëj atë që është e mundur për të përmbushur këtë prioritet. Kjo është një nga çështjet që do merren shumë në konsideratë, pasi Status Quo-ja aktuale nuk shërben. Nuk mund të vazhdojmë kështu. Jam i lumtur që Kosova zhvilloi zgjedhje krejtësisht demokratike’, ka deklaruar Borell.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN