29.10.2019 - 13:15
Gjykata për Krimet e Rënda kthen për hetime të mëtejshme dosjen në ngarkim të Agim Cekës, Alban Mollaymerit, Edi Likës, Klevi Likës dhe të shpallurve në kërkim Alfred e Elvis Vladi, të akuzuar për sjelljen në Shqipëri të 3.4 mln eurove me “Toyotat Yaris”.
Gjykata refuzoi kërkesën e prokurorisë për kalimin e çështjes në gjyq. Gjatë seancës paraprake prokurorët paraqitën dy akte të reja të ardhura nga Belgjika dhe Italia, ende të papërkthyera.
Më 24 qershor të vitit të kaluar u kapën në portin e Durrësit 3.4 milionë euro në dy mjete “Toyota Yaris” të ardhura nga Belgjika.