MENU
klinika

Çështje e Kosovës dhe Serbisë

Kufijtë/ Palmer: E paqartë si do të sillet Albin Kurti?

24.10.2019 - 11:41

Mathew Palmer tha gjatë një seance dëgjimi në senatin amerikan tha se u takon Kosovës dhe Serbisë nëse do të diskutojnë apo jo çështjen e kufijve

“Nëse kufijtë do të jenë pjesë e marrëveshjes është çështje e palëve”, tha i duke u përgjigjur pyetjeve të senatorëve, – dhe se është i kuptueshëm shqetësimi për ndikimet që mund të ketë rishikimi i kufijve në pjesët e tjera të rajonit.

Palmer tha se partitë politike fituese të zgjedhjeve në Kosovë e kanë bërë të qartë se nuk duan të flasin për këtë çështje.

Ai tha se qeveria e re e Kosovës duhet të pezullojë tarifat ndaj mallrave serbe, ndërsa Serbia duhet t’i jap fund fushatës për delegjitimimin e pavarësisë së Kosovës, në mënyrë që të mundësohet rifillimi i bisedimeve.

“E njoh Albin Kurti, por si do të sillet në qeveri është e paqartë”, tha Palmer duke nënvizuar se Kosova duhet të formojë qeverinë, të zgjedhë ministrat dhe “shpresoj se do të lëvizin shpejt”, meqë ka “punë për të bërë para se palët të ulen në tryezën e bisedimeve”.

Ai tha gjithashtu se po punon ngushtë me ambasadorin Richard Grenell, i dërguari presidencial amerikan për bisedimet e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.