MENU
klinika

Tronditëse

Kulloste bagëtitë, sulmohet nga ariu 45-vjeçari

20.10.2019 - 13:33

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Kukës.

Një 45-vjeçar është sulmuar nga ariu në malin e Gjallicës teksa ka qenë duke kullotur bagëtitë.

foto galeri

kolana e librave

Mësohet se Ekrem Onuzi ka marrë plagë në kokë, shpatull dhe në këmbë që kanë shkaktuar hemorragji.

foto galeri

Mësohet se nga Tiranë është nisur nga Emergjencat një helikopter, për të transportuar të plagosurin drejt spitalit.