MENU
klinika

Gabriel Batistuta

“Kur lashë futbollin, doja të m’i prisnin këmbët”

20.10.2019 - 22:01

U bënë gati 15 vjet që ai nuk luan më futboll. Sot, në moshën 50 vjeçare Gabriel Omar Batistuta ndihet mirë dhe ka një jetë normale, por nuk ishte kështu në momentin kur la futbollin.

Sulmuesi argjentinas ka rrëfyer momentin kur nga dhimbjet e tmerrshme të këmbëve kishte hedhur idenë për t’i prerë ato, në mënyrë të shpëtonte.

“Kam ndjerë dhimbje të mëdha. Operimi ishte zgjidhja më e mirë. Sapo ndalova së luajturi pashë se kyçet e mia ishin copash, kockat nuk ishin aty ku duheshin dhe nuk mbanin një peshë prej 86-87 kilogramësh, sa isha unë.

Kisha një problem si Van Basten, por ai i dha fund dhimbjes në moshën 28-vjeçare. Nuk mund të ngrihesha nga shtrati për disa ditë, ndihesha i sëmurë aq sa shkova te një miku im doktor dhe i kërkova të më priste këmbët” – u shpreh Batistuta.

Argjentinasi ka luajtur për 10 sezone me Fiorentinën, por titullin kampion në Itali e fitoi me Romën, për të mbyllur me Interin në Serie A, ku u aktivizua për më shumë se 13 vite.

SHËNIM: Të gjitha rezultatet e ndeshjeve kryesore të ditës i gjeni në kohë reale, duke klikuar Konica.al  në ballinën e rubrikës së sportit

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin