MENU
klinika

"Tani i kam shumë miq..."

Kush janë VIP-at që i ka ngelur në klasë Iris Luarasi?

20.10.2019 - 08:40

Pedagogia e gazetarisë, Iris Luarasi njihet se nuk e ka problem aspak që të lëjë në klasë, këdo që nuk i frekuenton leksionet apo që nuk ka rezultate të mira.

Disa emra mjaft të njohur sot për publikun, por që kanë qenë dikur ish –studentë të saj, nuk paskan qenë të shkëlqyer në mësime. Kështu që mos u tregoni shumë të ashpër me veten, nëse dicka nuk ju shkon sic duhet në provime.

kolana e librave

E ftuar tek“Shiko Kush LUAN”, Irisi iu përgjig me katër emra pyetjes se cili personazh i njohur të cilit ajo I ka dhënë mësim, ka mbetur në klasë.

Pedagogia nuk ngurroi t`i tregonte. “Në fakt do ju them katër emra të cilët tani i kam shumë miq por në kohën kur ishin studentë kanë mbetur në klasë. Janë: Arbana Osmani, Jonida Shehu, Erl Murati dhe Artan Hasani”, tha ajo gjatë sfidës “Ndaje ose Haje”.