MENU
klinika

Emri/ Ja kush e zëvendëson

Lëvizje të papritura në burgun e Reçit, largohet Gëzim Selimi

16.10.2019 - 15:27

Është larguar nga drejtimi i burgut të Reçit, Gëzim Selimi, ish-drejtori tashmë i cili është zëvendësuar nga Dedë Zhivani.

Mësohet se prezantimi i Drejtorit të ri Dedë Zhivani, është bërë një ditë më parë ku është njohur edhe me detyrat dhe përgjegjësitë në këtë institucion.

Gezim Selimi, ka mbajtur postin e drejtorit të Burgut të Reçit që nga gushti i vitit 2018, ndërkohë që tashmë ky institucion do të ketë një tjetër drejtues i cili vjen nga radhët e socialistëve.

kolana e librave

Dedë Zhivani është një nga emrat e njohur në radhët e socilistëve të Shkodrës i cili tashmë do të ketë këtë pozicion drejtues në një nga institucionet e rëndësishme të veriut të vendit.

Nuk dihet nëse emri i Dedë Zhivanit, si drejtues në këtë institucion është pjesë e listës së drejtorëve që janë propozuar nga deputetët e PS megjithatë tashmë ai ka marrë drejtimin në këtë burg i cili është një nga institucionet e vuajtjes së dënimit nga standardet më të larta të cilësisë dhe sigurisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN