MENU
klinika

Nga The Washington Post

Libani do të ketë ‘fatin e zi’ të Sirisë…

17.10.2019 - 18:56

Braktisja e kurdëve në Siri nga Trump vazhdon të shkaktojë polrmika në rajon, dhe një seri zyrtarësh libanezë më thanë javën e kaluar se ata do të jenë të braktisur e radhës nga Shtetet e Bashkuara.

Politikanët dhe zyrtarët e sigurisë libaneze, shprehën shqetësimin për pranimin pushtimit të Turqisë në Siri, dhe eklipsin në dukje të fuqisë amerikane. “Më vjen keq për Amerikën”, më tha një anëtar i parlamentit. “Ndjej keqardhje,” tha një zyrtar i lartë i sigurisë.

“Kjo Amerikë nuk është Amerika që kemi njohur.”

Disa zyrtarë thanë që tërheqja e ndihmës amerikane për aleatët e saj në Siri, garanton një fitore atje për aleancën që përfshin Iranin, Rusinë dhe regjimin sirian të Presidentit Bashar al-Asad.

“Aksi Iran-Siri-Rusi ka fituar,” tha një politikan i lartë libanez. Ai sqaroi se, për Iranin, ky shkatërrim i Sirisë është ideal: “Kush mund t’u ofrojë atyre një situatë më të mirë se kaq?”

Ankthi libanez për ndryshimet e SHBA-së në Siri është kryesisht një çështje interesi vetjak.

Libani mbijeton duke mbajtur një ekuilibër midis Lindjes dhe Perëndimit, Iranit dhe Arabisë Saudite, Sunitëve dhe Shiitëve, të Krishterëve dhe Myslimanëve. Ajo që ka ndihmuar për të mbajtur të gjallë këtë strukturë të pasigurt për dekada ishte besimi se Shtetet e Bashkuara, nuk do ta lejonin vendin të dominohej tërësisht nga armiqtë e Perëndimit.

Por çdo besim i mbetur u zhduk javën e kaluar.

Në Liban, Shtetet e Bashkuara tashmë ofrojnë mbështetje të konsiderueshme ekonomike dhe ushtarake. Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, i cili thotë se dëshiron një Liban më të fortë, duhet ta kushtëzojë këtë ndihmë shtesë në reformat specifike ekonomike që mund të frenojnë korrupsionin që është pothuajse po aq kërcënim serioz sa Hezbollahu.

Gjëja e fundit që i duhet Lindjes së Mesme është një shtet tjetër i dështuar, veçanërisht ai në kufirin e Izraelit. Një shtet më i fortë libanez do ta dëmtonte Hezbollahun sesa do ta ndihmonte.

Shtetet e Bashkuara duhet të inkurajojnë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe fuqitë e tjera rajonale që kundërshtojnë Iranin të ofrojnë më shumë para për Libanin.

Si do të dukej një shtet më i fortë libanez?

Shtetet e Bashkuara duhet të kërkojnë disa reforma urgjente. Libanit i duhet një autoritet modern rregullator telekomunikacioni, si hap i parë drejt privatizimit të sektorit të telekomunikacionit kryesisht në pronësi të shtetit që mund të mbledhë 6 miliardë dollarë. Ajo gjithashtu duhet të privatizojë kompaninë e paaftë të energjisë elektrike, e cila mund të kursejë deri në 2 miliard dollarë.

Armiku kryesor i një Libani të fortë, sovran është Hezbollahu, i cili përfiton nga kaosi. Nga kjo rrjedh se një Liban më i fortë do të dobësojë me kalimin e kohës milicinë shiite.