MENU
klinika

Reagimi për moshapjen e negociatave

Linda Rama: Hera e tretë që Shqipëria humb Europën

18.10.2019 - 21:38

Bashkëshortja e kryeministrit, Edi Rama, Linda Rama ka reaguar pas vendimit të Këshillit Europian për të mos hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë.

Në një postim në rrjetet sociale, Linda Rama citon shkrimtarin e madh Ismali Kadare, i cili është shprehur vite më parë se shqiptarët rrezikojnë ta humbin për herë të tretë Europën, pas pushtimit osman dhe sundimit komunist.

“Shqiptarët, e kanë humbur dy herë Evropën: në shekullin XV dhe nën sundimin komunist. Sot, pas përmbysjes së komunizmit, shqiptarët jetojnë prapë në ankthin e humbjes së tretë të Evropës. Ju që jetoni në zemër të saj, nuk mund ta kuptoni se ç’është ky ankth.

Kur ju dëgjoni emrin “shqiptar” ndoshta padashur, gjëja e parë që iu vjen ndër mend është imazhi tronditës i mijëra njerëzve që kacavirren me litarë në anije. Të jeni të sigurt se për ata njerëz, ato anije ishin Evropa. #kadare #1996,” shkruan në rrjetet sociale Linda Rama.