MENU
klinika

Misioni i FRONTEX në Shqipëri

Lleshaj i shpall luftë emigracionit të paligjshëm

19.10.2019 - 12:06

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nga Kakavija deklaroi misioni i FRONTEX në Shqipëri ka vijuar tashmë punën, ndërsa theksoi se ky misionin lufton emigracuionin e paligshëm.

Lleshaj ndër të tjera theksoi se misioni i FRONTEX është i pari i këtij lloji në vendin tonë, duke i dhënë eksperiencë të veçantë policisë shqiptare, me përafrim të saj me standardet europiane.

“Që prej majit të këtij viti, ka filluar në terren operacioni i përbashkët me FRONTEX dhe policinë shqiptare, që synon kontrollin e kufirit të gjelbër të Shqipërisë me synim parandalimin , pengimin dhe kontrollin e emigracionit të paligjshëm.

Misioni i FRONTEX në Shqipëri është i pari që realizohet nga FRONTEX jashtë BE.

Është një mision shumë i rëndësishënm, e para për të penguar emigracionin e paligjshëm dhe e dyta, ne synojmë që prej këtij operacioni të përfitojmë përvojën europiane, si dhe zgjerojmë bashkëpunimin mes policisë tonë dhe asaj europiane”, deklaroi Lleshaj.