MENU
klinika

Këshilli Kombëtar i Integrimit

Lleshaj jep “llogari”: Kemi shkatërruar 22 grupe të krimit të organizuar!

14.10.2019 - 13:39

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka deklaruar se organet e zbatimit të ligjit kanë shkatërruar 22 grupe kriminale në Shqipëri. Një shifër kjo më e lartë se një vit më parë.

Në aktivitetin e organizuar nga Këshilli Kombëtar i Integrimit për luftën kundër krimit të organizuar, Lleshaj i dha përgjigje disa pyetjeve të bëra nga deputetja demokrate Rudina Hajdari.

“Ne kemi goditur shumë organizata kriminale. Ne 2019 krahasuar me një vit më parë kemi rritja jo me përqindje por me herë numrin e grupeve ë goditura nga policia e shtetit.”

Nëse në janar – shtator 2018 janë zhvilluar 17 operacione të mëdha, në të njëjtën periudhë të këtij viti janë zhvilluar 31 operacione të mëdha kundër grupeve kriminale.

Ose nëse në janar shtator 2018 janë shkatërruar 10 grupe të krimit të organizuar në vitin 2019 janë shkatërruar 22 të tilla.

Sa i takon arrestimit të peshqve të mëdhenj, ministri tha se çdo person që arrestohet duhet të jetë “Eskobar”.

“Duhet të biem dakord çfarë do të thotë peshk i madh, sepse ka një lloj besëtytnia sikur krimi i organizuar është aq i organizuar sa ka edhe një kre ndërkombëtar të trafikut të narkotikëve.

Shkalla e organizimit në botën e krimit është e ndryshme dhe nuk është e thënë që ne të gjejmë se s’bën ai që të arrestohet të jetë “Eksobari” i botës.”