MENU
klinika

"Policia kundër banorëve"

Lulzim Basha iu bashkohet protestuesve të Unazës së Re

13.10.2019 - 18:12

Sot pasdite, banorët e Unazës së Re kanë paralajmëruar një tjetër protestë kundër prishjes së banesave të tyre.

Kësaj proteste të banorëve iu është bashkuar edhe kreu demokrat Lulzim Basha.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sfiduar hapur ndryshimet e Kodit Penal dhe forcat e shumta të policisë, duke bllokuar rrugën te “Unaza e Re”.

Ai iu bashkua banorëve të ‘Astirit’ 30 minuta më herët nga sa e kishte paralajmëruar, në orën 18:00, ku ka qenë i pari që ka bllokuar rrugën dhe më pas e kanë ndjekur edhe banorët.

Me ndryshimet e bëra në Kodin Penal, sipas të cilit kushdo që bllokon rrugën duhet të arrestohet dhe në rast dënimi rrezikon deri në 3 vjet heqje lirie, por një gjë e tillë, nuk e ka penguar Bashën që të bllokojë njërin kah të rrugës dhe nga ky veprim i kryedemokratit kanë marrë “zemër’ edhe banorët e tjerë.

Ndryshe nga sot, këta të fundit, dje protestuan në trotuar.

“Me urdhër të Edi Ramës, gjyqtari Arben Micko dhe prokurori Bledar Maksuti mbajtën sot në arrest Skender Dodën, Gramoz Shehun dhe Ilias Katiraj. Tre baballarë mbahen në burg sepse mbrojnë shtëpitë e fëmijëve nga Hajduti Psiqik, Damian Lala dhe Taulant Yaris Bego që duan të vjedhin 40 milionë euro te Unaza e Re.

Sot Edi Rama duhej të ishte në burg për veprën kriminale të pastrimit të parave dhe ndërhyrjes me para të pista në fushatën e Presidentit Obama. Damian Lala dhe Taulant Yaris Bega duhet të ishin në qeli, bashkë me Sajmir Tahirin për aferat e tyre hajdutërore dhe bashkëpunim me narkotrafikantët. Me hajdutë në qeveri dhe njerëz të pafajshëm në burg, nuk ka Europë, as zhvillim, as drejtësi. Vetëm largimi i kësaj bande hap rrugën drejt normalitetit dhe mirëqenies. Sot në ora 18:30 të bashkohemi në protestë në krah të banorëve të dhunuar te Unaza e Re, kundër hajdutërisë dhe padrejtësisë”, deklaroi më herët Basha.