MENU
klinika

Detaje dhe emra

Lushnje/ Përplas për vdekje një person, largohet autori

20.10.2019 - 15:08

Një person ka humbur jetën në një aksident në Lushnjë.

Sipas raportimeve të para, ngjarja ka ndodhur në një rrugë rurale në vendin e quajtur “Tre Urat” në Çerë Sektor.

Një automjet ka përplasur për vdekje një person që lëvizte me biçikletë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima është identifikuar si Fatmir Muça.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.