MENU
klinika

Zbulimet e specialistëve

Makinat elektrike nuk janë aq ekologjike sa mendoni!

21.10.2019 - 19:30

Industria e prodhimit të makinave elektrike ka parashikuar se deri në vitin 2030, në të gjithë botën do të numërohen rreth 125 milionë automjete të tilla që do të përdoren nga njerëzit.

Sipas tyre dhe shumë prej specialistëve kjo është një prej risive në fushën automjeteve pasi redukton përdorimin e lëndëve djegëse që lëshohen në atmosferë dhe shkaktojnë ndotje.

Por edhe përdorimi i tyre vjen me aspekte negative dhe nuk janë aq ekologjike sa pretendohet.

Në disa prej rajoneve të saj janë çelur projekte për të nxjerrë karbonatin e litiumit nga sipërfaqja e tokës, një proces ky që kërkon dhe përdorimin e një sasie të madhe të ujit.

Makinat elektrike punojnë me bateri të furnizuar nga lënda e litiumit ku rezervat më të mëdha ndodhen në Argjentinë.

Sipas disa ekspertëve të burimeve natyrore, përdorimi i litiumit është shqetësues pasi është një lëndë e parinovushme ndaj në disa vite do të jetë tepër shqetësuese.