MENU
klinika

Sulmuesi i Kombëtares

Manaj dënohet nga klubi i vet

24.10.2019 - 20:28

Rey Manaj ka qenë një nga futbollistët më premtues shqiptar dhe në kohën kur firmosi me Interin, u duk se do të shkëlqente, por nuk ndodhi ashtu.

Ai u huazua disa herë dhe gjithmonë kishte probleme disiplinore teksa në Spanjë, ka rinisur gjithçka nga fillimi te Albasete, ose të paktën ashtu u duk.

rey manaj
rey manaj

Së fundmi, Manaj ka thyer sërish disiplinën në dhomat e zhveshjes dhe për këtë arsye, klubi i Albacetes e ka dënuar.

Ai ka zhvilluar stërvitje individuale pasi në këtë mënyrë, klubi synon që të rikthejë Manajn në gjendjen e mëparshme dhe të reflektojë. Vetë trajneri e ka zbuluar diçka të tillë megjithëse nuk përjashton mundësinë që Manaj të jetë me skuadrën këtë javë.

Manaj ka thyer disiplinën dhe klubi e ka dënuar, gjë të cilën unë e respektoj. Shpresojmë të reflektojë për këtë dhe ka mundësi që të jetë sërish në fushë në ndeshjen ndaj Cadiz por nesër do të vendosim. Ai është stërvitur individualisht nga dënimi”, – u shpreh trajneri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN