MENU
klinika

Hapja e negociatave

Maqedonia e Veriut: Të ecim paralelisht me Shqipërinë

04.10.2019 - 16:33

Ministrja e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut, Renata Deskoska, ka folur në ‘Ministralin e Drejtësisë’ në Tiranë ku ka theksuar bashkëpunimin që ka pasur me homologen shqiptare Etilda Gjonaj në lidhje me procesin ‘Screening’, një fazë e rëndësishme për integrimin në Bashkimin Evropian.

Duke vlerësuar punën e bërë nga Ministria e Drejtësisë, ministrja Deskoska shprehu pritshmëritë e vendit të saj që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të vazhdojnë së bashku rrugëtimin drejt BE.

“Kur notojmë bashkë në të njëjtin det me të njëjtat vështirësi, do të jetë më e lehtë për secilin prej vendeve t’ia dalë. Me Etildën jemi takuar për herë të parë në Bruksel për procesin Screening dhe shpresoj shumë që edhe procesin e negocimit ta bëjmë gjithashtu së bashku për të ecur paralelisht. Sot vendet tona kanë një pëlqim me përqindje shumë të lartë ndaj BE-së. Në rast të një vendimi negativ do të ndikojë në uljen e pëlqimit, do të dekurajonte besimin e qytetarëve në vendet tona”, nënvizoi Deskoska.

kolana e librave

Gjithashtu, ministrja e vendit fqinj u ndal edhe te sfidat e përbashkëta mes dy vendeve.

“Të njëjtat sfida si të Shqipërisë, ka edhe Maqedonia e Veriut, por rekomandimet janë të ndryshme për ne. Edhe neve kemi pasur një diskutim për të vazhduar me procesin e vettingut të gjyqësorit, por nga rekomandimet që na janë bërë, kemi vlerësuar se ky proces nuk rekomandohet për Maqedoninë e Veriut. Ndaj, ne kemi miratuar një strategji për gjyqësorin e cila është miratuar edhe nga Bashkimi Europian dhe është sipas standardeve të BE-së”, tha ministrja Deskoska.