MENU

Krimi i pasionit në Kavajë

Marsida Qatja pranon se është konsumuese e kokainës

12.10.2019 - 14:46

Dy ditë më parë, qyteti i Kavajës u trondit nga vrasja e Dritan Haxhollit, i cili ishte i dashuri jashtë martese i Marsida Qatjas.

Pasi Dritani nuk pranonte ndarjen, Marsida kishte kërkuar ndihmën e mikut të saj, policit Bledar Toçi, i cili pas konfliktit ka qëlluar mbi Dritanin me armën e shërbimit duke e lënë të vdekur.

Ndërkohë, bashkëshorti i Marsidës ndodhej në burg në Gjermani.

Pas hetimit të policisë, në apartamentin ku ndodhi ngjarja u gjetën edhe disa gramë kokainë, ndërsa Marsida ka pranuar së fundmi se ishte konsumuese e saj.

Sipas “Panoramës”, vetë Marsida kishte deklaruar para oficerit të Policisë Gjyqësore se kokainën e konsumonte në raste të rralla.

Përsa i përket kokainës së gjetur në shtëpi mbrëmjet e krimit, ajo tregoi se kishte konsumuar, por kokaina nuk ishte blerë nga ajo.

Marsida e kishte gjetur në pjatë, ku sipas saj e kishte vendosur miku i saj Xhulio, i cili ishte gjithashtu i pranishëm në shtëpi në momentin e vrasjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN