MENU
klinika

Real Madrid gati të kthehet "Galaktik"

Mbappe s’është i vetëm/ Perez do edhe dy yjet e Bundesligës!

14.10.2019 - 18:29

Florentino Perez kërkon të rindërtojë një Real Madridin e madh.

Pasi arriti të merrte Eden Hazard në merkaton e verës, numri një i merengues do të vazhdojë të investojë dhe merkato e verës së ardhshme mund të jetë më e pasur dhe e bujshme se ajo që sapo lamë pas.

Siç ka bërë të ditur ElDesmarque.com, por edhe Ok Diario, Florentino Perez po mendon të realizojë tre blerje për të krijuar skuadrën e tij të ëndrrave.

Një nga këta është Kylian Mbappe.

Kontrata e ylli-t të PSG-së, i cili është prej kohësh një objektiv i madrilenëve, skadon në 2022-shin dhe klubi francez mund të jetë i detyruar ta shesë për të mos rrezikuar që ta humbasë me kosto zero një vit më pas.

Në planet e Real-it janë edhe dy talente të tjerë: Jadon Sancho, ylli i Borussia Dortmund, dhe Kai Havertz fenomeni i ri i futbollit gjerman, i cili luan me Bayer Leverkusen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zidane 'i akuzuari kryesor'

8 gabimet e Real Madridit këtë verë