MENU
klinika

E bujshme nga Spanja

Mbappe te Barcelona, jo thjesht një ëndërr!

12.10.2019 - 15:00

Barcelona po kërkon prej kohësh një sulmues në lartësinë e Luis Suarez. Uruguaiani do të mbushë 33 vjeç në janar dhe kohës së tij në “Camp Nou”po i vjen fundi. Drejtuesit katalanas kanë pasur disa hipoteza për pasuesin e Suarez dhe së fundmi “Mundo Deportivo” lëshon bombën, teksa raporton se Barça po mendon seriozisht për blerjen e Kylian Mbappe.

Gjithsesi, plani i Barcelonës është që ta transferojë yllin francez verën e vitit 2021, për shkak edhe të kontratës që ai ka me PSG-në. Sigurisht, dëshira e katalanasve është që ta mbyllin transferimin që në merkaton e verës së ardhshme, por gjasat që klubi francez ta lërë të lirë Mbappen janë të pakta.

20-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2022 dhe rinovimi mes palëve duket ende larg, mjafton të kujtojmë deklaratën që Mbappe dha përpara disa muajsh, ku u shpreh se do ta tërhiqte ideja e një projekti të ri.

Vitin e ardhshëm në rast se sulmuesi nuk bindet të rinovojë me PSG-në, shanset që të kalojë në “Camp Nou” janë shumë të mëdha, me francezët që do të detyroheshin të shisnin yllin e tyre, për të mos e humbur me parametra zero në vitin 2022, kur edhe i mbaron kontrata. Gjithçka është e mundur, me Barçën që duket se ka planifikuar çdo detaj të operacionit “Mbappe”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Barça përgatit superofertën!

“El Classico” në merkato për Mbappe!

PSG perfekte pas 9 javësh

“Çmendet” Mbappe, 4 gola ndaj Lyon

Legjenda e Barçës me tone të ashpra

“Nuk do e falja Neymar edhe nëse kthehet në gjunjë”